Gjykata kushtetuese në të ardhmen duhet të profilizohet më aktivisht si mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut. Njëra mënyrë është ndryshime të Kushtetutës dhe vendosje të padisë kushtetuese si mjet juridik për mbrojtje të të drejtave dhe lirive nismë të cilën e vlerësoj pa rezervë.
Shpresoj se në të ardhmen e afërt edhe politike, krahas opinionit profesional, do ta kuptojë rëndësinë e vedosjes së padisë kushtetuese si segment i rëndësishëm i reformave dhe hap drejt përforcimit të sistemit për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, tha sot presidenti Stevo Pendarovski në Konferencën ndërkombëtare “Mbrojtja kushtetuese-juridike e lirisë së mendimit dhe lirisë së të shprehurit publik të mendimit, organizuar nga Gjykata kushtetuese me rastin e 60-vjetorit të themelimit të saj, me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup.
Duke folur për historikun e këtij institucioni, Pendarovski theksoi se Gjykata kushtetuese ka traditë të gjatë e cila daton që nga koha e zhvillimit tonë shtetëror-juridik në ish-Jugosllavi. Gjykata kushtetuese për herë të parë ishte vendosur në rendin juridik me Kushtetutën e Republikës së atëhershme Socialiste të Maqedonisë nga viti 1963, në mënyrë që në vitin në vijim, 1964 të fillojë me punë.
“Këtë fakt e përmendi sepse vendosja e gjyqësisë kushtetuese ishte hap i rrallë dhe i pazakontë në një shtet njëpartiak socialist siç ishte ish-Jugosllavia dhe pa dyshim paraqiste hap pozitiv në kufizim të volontarizmit politik dhe vendosjen në korniza juridike të dominimit të nimenklaturës së atëhershme politike në pushtet. Me Kushtetutën e vitit 1991 Gjykata kushtetuese vazhdoi të funksionojë, por, në rrethana dukshëm të ndryshuara të shtetit të pavarur me rregullim demokratik politik. Në atë kuptim, puna dhe vendimet e prëbërjeve të atëhershme të Gjykatës kushtetuese ishin garancë jashtëzakonisht e rëndësishme se tranzicioni drejt shoqërisë demokratike dhe plurale e cila shtrihet mbi parimet e sundimit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, ndarja e pushtetit dhe ekonomia e tregut do të zhvillohet në kornizën e paraparë me kushtetutën e re”, theksoi ai.
Mjafton të përkujtojmë, shtoi Pendarovski, se Maqedonia asnjëherë në historinë e vet deri në vitin 1991 nuk ka pasur përvojë demorkatike për të na u bërë e qartë se sa ishte përgjegjësia e gjykatësve të atëhershëm kushtetues. Sipas tij, Gjykata kushtetuese dhe gjykatësit e saj në ato periudha kyçe të ndërtimit të shtetit dhe të sistemit të ri demokratik mjaft me sukses e mbajtën barrën e kohës për çka meritojnë mirënjohje dhe falëdnerim për punën e tyre.
Gjykata kushtetuese, tha Pendarovski, pati rol jashtëzakonisht të rëndësishëm edhe gjatë pandemisë së kohëmëparshme me KOVID-19, kur edhe si shoqëri edhe si shtet u gjetëm në situatë jashtëzakonisht komplekse, para së gjithash, nga aspekti shëndetësor dhe socio-ekonomik, por edhe për shkak të serisë së sfidave kushtetuese-juridike.
“Në gjendje pa precedent në historinë tonë kushtetuese-juridike ishim të detyruar të shpallim gjendje të jashtëzakonshme dhe atë në situatë të Kuvendit të shpërndarë i cili ishte jofunksional dhe në gjendje të qeverisë teknike, detyrë primare e së cilës ishte t’i mbajë zgjehdjet tashmët ë caktuara, dhe jo të përballet me pasojat e pandemisë, të cilën askush nuk mund ta parashihet paraprakisht. Në situatë kur në bazë të vendimeve për gjendje të jashtëzakonshme, Qeveria mori mundësi të sjellë dekrete me fuqi ligjore me çka domosdoshmërisht kufizoheshin të drejtat dhe liritë e njeriut, por edhe ndryshonin ligjet ekzistuese dhe silleshin norma krejtësisht të reja me fuqi të ligjeve, Gjykata kushtetuese ishte institucioni kyç i cili në kushte të ndarjes së çrregulluar të pushtetit rregullisht e kontrollonte kushtetutshmërinë e dekreteve dhe vendimeve”, tha shefi i shtetit.
Ai me atë rast potencoi se vendimet dhe arsyetimet e Gjykatës kushtetuese, për të si president i shtetit, ishin udhëzim jashtëzakonisht i rëndësishëm gjatë sjelljes së vendimeve që ishin në komptenca të saj gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
“Mendoj se jam real, nuk kam arsye të mos jem, kur them se në vitet e veta Gjykata kushtetuese tregoi senzibilitet të jashtëzakonshëm për standardet nacionale, por edhe ato ndërkombëtare për respektim dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeirut që ishte kyçe për notën pozitive nga Këshilli i Evropës lidhur me kufizimet e të drejtave dhe lirive të njeriut në periudhën kur ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërkaq, e tërë kjo përmes prizmës së standardeve të Konventës evropiane për mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore. Duke u nisur nga kjo përvojë, më lejoni të shkoj një hap më larg dhe të kyçem në diskutim për të ardhmen e gjyqësisë kushtetuese në shtetin tonë. Konsideroj se në të ardhmen Gjykata kushtetuese duhet të profilizohet më aktivisht si mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut”, theksoi Pendarovski.
Sipas tij, një mënyrë që të arrihet kjo janë ndryshimet e Kushtetutës dhe vendosja e padisë kushtetuese si mjet juridik për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive dhe me atë rast, tha, se pa rezervë, edhe njëherë, e mbështetë këtë nismë.
“Padia kushtetuese është mjet i konfirmuar efikas për mbrojtje gjyqësore kushtetuese të të drejtave dhe lirive të njeriut. Edhe pse, deri më tani, ekzistonin disa nisma për ndryshim të kushtetutës sonë në këtë drejtim, për fat të keq, disa prëbërje parlamentare nuk mblodhën fuqi ta bëjnë atë, ndërsa diskutimi për ndryshime të Kushtetutës, me qëllim, vendosjen e padisë kushtetuese përfundonte me mashtrime për çështje tërësisht të tjera të cilat nuk janë të lidhura me këtë temë. Shpresoj se në tëa rdhmen e afërt, edhe opinioni politik, krahas atij profeisonaë, do ta kuptojë rëndësinë e vendosjes së padisë kushtetuese si segment i rëndësishëm i reformave dhe hap drejt prëforcimit të sistemit për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeirut”, theksoi presidenti Pendarovski.
Në atë kontekst, ai e theksoi rëndësinë e disa vendimeve të Gjykatës kushtetuese lidhur me konstatimin e shkeljes së të drejtës së shprehjes së lirë të mendimit, mbrojtur me Kushtetutën tonë, duke iu referuar vendimeve që gjykata i solli në periudhën e fundit lidhur me ngjarjet tragjike të 27 prillit 2027 që ndodhën mu në ndërtesën e Kuvendit, ku po mbahet konferenca.
“Përveç sulmit ndaj rendit tonë demokratik kushtetues dhe dhunës ndaj deputetëve, u sulmuan edhe ekipe të gazetarëve të cilët raportonin nga mbledhja konstituive e Kuvendit. Në tentim që të parandalohet tranzicioni i qetë i pushtetit, turma e dhunshme e organizuar nga struktura të pushtetit të atëhershëm sulmoi gazetarë në tentim për t’i parandaluar ta njoftojnë opinionin për ngjarjet. Vendimet e juaja me të cilat konstatuat shkelje të së drejtës së shprehjes së lirë të mendimit është kënaqësi e drejtë, jo vetëm për gazetarët e sulmuar, por edhe për opinionin e plotë demorkatik në shtetin tonë”, vlerësoi Pendarovski në fjalimin në konferencën me të cilën shënihet jubileu i rëndësishëm, i Gjykatës kushtetuese.
Në konferencë është paralajmëruar paraqitjet e kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski, kryeministrit Talat Xhaferi, minsitrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, ambasadores së SHBA-së, Anxhela P. Ageler, kryetares së Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska dhe të tjerë. Në Forum marrin pjesë edhe mysafirë nga disa gjykata kushtetuese nga jashtë, si dhe përfaqësues të opinionit shkencor dhe profesional. /MIA