PENDAROVSKI: I SIGURTË JAM, NUK DO TË KTHEHET GRUEVSKI NË MAQEDONI
“Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, Nikolla Gruevski, nuk do të kthehen në Maqedoni”, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Ai shtoi se nuk mund të garantojë një skenar se Gruevski do të sillet para drejtësisë në rast se ai kthehet në vend.
“Këtë e them në mënyrë decide. Me ndryshimet e fundit të Kodit Penal Nikolla Gruevski nuk do të kthehet në Maqedoni. Deri më tani nuk është kthyer, për shkak të këtyre ndryshimeve nuk do të kthehet, kjo është e sigurt” – tha Pendarovski.
Pendarovski vazhdon ta arysetojë ndryshimin e ligjit të Kodit Penal duke thënë se nuk mundëson amnisti për ata që do ta shkelin ligjin.
“Teksti i ligjit thotë se dënimet për vuajtjen e burgut janë zvogëluar minimalisht, domethënë nuk hiqen dhe nuk ka amnisti, dhe së dyti zgjerohen bazat dhe lehtësohet procedura për konfiskimin e pasurisë. Problemi kryesor qëndron në moszbatimin e ligjeve, aplikimin selektiv të tyre dhe përpjekjet për të gjetur “vrima” në ligjet” – deklaroi Pendarovski.
Pendarovski pajtohet se shteti nuk bën përpjekje të mjaftueshme për të ulur korrupsionin. Ndryshe Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se me ndryshimet në Kodin Penal dhe korrupsioni mund të dëmtojë aspiratat e Maqedonisë së Veriut. Ndërsa edhe Komisioni Evorpian kritkoi përdroimin e flamurit evorpian gjatë miratimit të ndryshimeve të kodit penal. /KlanMacedonia/