Pema më e bukur e Krishtlindjeve në Rumani, Krajova zbukurohet me mbi 2 mln drita

Qyteti rumun i Krajovës ka befasuar miliona turiste anekënd botës duke u renditur në vendin e parë për tregun e Krishtlindjeve të këtij viti. Në qendër të tregut të Krishtlindjeve është vendosur një pemë 20 metra e lartë e zbukuruar nga 20 milion drita.

Zgjedhja u bë mes tregjeve më të famshme të Krishtlindjeve ku e dyta u rendit Londra. Dekorimet festive te fundvitit kanë përfshirë të gjithë qendrën e qytetit te Krajovës.

Ajo që e bën të mahnitshme atmosferën festive në Krajova janë vilat magjike të Krishtlindjeve, ku janë pikturuar nga artistët më të talentuar rumunë personazhe të ndryshëm te përrallave ku janë krijuar shtëpi unike, të projektuara posaçërisht nga artistët më të talentuar të qytetit rumun. Pema e Krishtlindjes në Krajova është pjesë edhe e magjisë së historisë së Cristaian Andersen, ku mbretëresha e akullit është personazhi kryesor.

Tregu i Krishtlindjeve ku turistët po shijojnë verën e zier, gatimet tradicionale rumune dhe ëmbëlsirat i ka kushtuar Bashkisë së Krajovës pak më shumë se 400 mijë euro në një sipërfaqe prej mbi 100 hektarësh, dhe një shesh patinazhi prej 700 m2. Një figurë prej 5 metrash e Mbretëreshës së Dëborës është ngritur në sheshin qendror të këtij qyteti rumun.

Vitin e kaluar, Krajova renditej në vendin e gjashtë për tregun festiv të Krishtlindjes. Kreativiteti i tregut të Krishtlindjeve e ka shndërruar Krajovën në një destinacion unik dhe mahnitës të Krishtlindjeve për të gjithë turistët vendas e të huaj.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share