Pelosi arrin në Tajvan

Kina kërcenon SHBA me pasoja të rënda

Pas Ukrainës, një tjetër vatër e nxehtë konflikti rrezikon të shpërthejë në Tajvan. Drejtuesja e dhomës së ulët të kongresit amerikan Nensi Pelosi pritet të mbërrijë natën e të Martës në ishull, në një vizitë për të cilën Kina ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse ndodh. Pelosi u nis me avion nga Malajzia, si pjesë e turit në Azinë Juglindore.

Hua Chunying:Shtetet e Bashkuara do të mbajnë përgjegjësi dhe do të paguajnë për dëmin që i shkaktohet sovranitetit dhe interesave të sigurisë së Kinës.

Pak ditë më parë, presidenti kinez Shi Xhinping në një bisedë të gjatë telefonike me homologun amerikan Xho Bajden përdori shprehje të tilla si “Shtetet e Bashkuara po luajnë me zjarrin” dhe “Mos thoni se nuk iu paralajmëruam”, teksa kërkoi anulimin e kësaj vizite. Mediat paralajmërojnë se Kina mund të godasë me raketa në brigjet e Tajvanit gjatë kësaj vizite, çka mund të shënojë edhe nisjen e një lufte për pushtimin e ishullit.

Administrata amerikane thotë se vizita e Pelosit nuk është zyrtare dhe se i ka marrë përsipër personalisht kostot. Kjo është vizita e parë e një drejtueseje të kongresit amerikan në Tajvan në çerek shekulli

Pekini e konsideron Tajvanin pjesë përbërëse territoriale, ndërsa ishulli e konsideron veten të pavarur. Për këtë ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share