Mjeku i njohur Pëllumb Vela nga sot do të drejtoj spitalin Klinik në Tetovë, post i cili ASH-së i takoi pas përfshrijes së kësaj partie në Qeveri.
Pllumb Vela në këtë detyrë ka ardhur si kuadër i Aleancës për Shqiptarët ndërsa qytetarëve të këtij rajoni drejtori Vela u premtoi se gjatë punës së tij synimi kryesorë do të jetë avancimi i shërbimit mjeksor ndaj pacientëve si dhe investime ne aparaturë mjeksore dhe infrastrukturën e Spitalit.
Postimi i plotë:
”Të nderuar qytetarë, nga data 28.03.2023 jam emëruar Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës. Gjatë punës time synimi kryesorë do të jetë avancimi i shërbimit mjeksor ndaj pacientëve si dhe investime ne aparaturë mjeksore dhe infrastrukturën e Spitalit. Dua të shpreh respektin timë për të gjithë ata që më përkrahën,ndihmuan dhe më besuan të udhëheq me këtë institucion të rëndesishëm” – shkruan Pëllumb Vela. /KlanMacedonia/