PE mbështetje për Ballkanin Perëndimor/ David McAllister: Jemi në krah të fqinjëve tanë më të afërt në rajon

PE MBËSHTETJE PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

David McAllister është rizgjedhur si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të ri Evropian për pesë vitet në vijim.

McAllister, një anëtar i Unionit Kristian Demokratik Gjerman (CDU) dhe Partisë Popullore Evropiane. Ai e ka mbajtur këtë pozicion që nga viti 2017.

“Ne sigurisht duhet që të mbajmë një marrëdhënie të fortë transatlantike, pavarësisht se kush do të jetë si president në Shtëpinë e Bardhë pas muajit janar
Ne duhet që të frenojmë një Rusinë gjithnje e më agresive si dhe të rrisim më tej mbështetjen për Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes dhe anëtarësimit në BE dhe NATO. Në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë mbeshtetjen tonë për fqinjët tanë me të afërt, partnerët në Ballkanin Perëndimor”
, tha McAllister.

Pritet që më 4 shtator të zgjidhen raportuesit e rinj të PE-së për Shqipërinë Ballkanin Perëndimor. Nuk dihet se kush do të jetë pasardhësi i Isabel Santo-s për hartimin e raporteve vjetore mbi situatën politike në vendin tonë. Portugezja e majte Santos nuk eshte zgjedhur eurodeputete ne kete mandat te Parlamentit Evropian. Para saj Raportuesi i PE për Shqipërinë ishte politikani i majte gjerman tashme në pension Knut Fleckenstein./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share