Krijimi i një fronti të përbashkët pro-evropian, sipas Menduh Thaçit, ka qenë një ide e diskutuar prej tij dhe Ali Ahmetit të BDI-së para një viti, por kjo ide më nuk është diskutuar për hapa konkretë dhe për mënyrën se si mund të realizohet. Sipas tij, është herët të thuhet se PDSH-ja është dakord për të hyrë në lista të përbashkëta me BDI-në dhe ASH-në, pasi fillimisht janë dy çështje thelbësore për të cilat duhet të merren vesh,
“Unë jam për ta vazhduar bisedën, por për të mbërritur tek koalicioni janë dy çështje thelbësore, prgrami dhe ndarja e interesave. Sa i përket të tjerëve që ju i përmendni, unë s’kam punë me ta. me ta bisedon Alia. Unë nuk jam treguar asnjëherë kureshtar, as se kam pyetur”, tha Thaçi në klan Debat me Xhumadije Ibraimin.
Thaçi përmendi mes tjerash se pjesë e bisedave për koalicionin pro-evropian do të jetë edhe mundësia e inkuadrimit në të edhe të LSDM-së./KlanMacedonia