PDK dënon dhunën në veri, veprimet të bëhen me partnerët ndërkombëtarë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën sot në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kjo parti dënon dhunën në veri nga grupet e dirigjuara nga Serbia.

Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t’i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve. Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t’i ndermarrë në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagim./klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share