PDE do t’i votojë ndryshimet kushtetuese edhe pse në propozim nuk është heqja e “20 përqindëshit”

Arjanit Hoxha u shpreh se edhe përkundër faktit se në propozimin e qeverisë për ndryshimet kushtetuese nuk parashihet heqja e “20 përqindëshit” për gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar, sërish partia e tij do t’i votojë këto ndryshime kushtetuese. Përgjegjësinë politike për “20 përqindëshin”, sipas Hoxhës duhet ta mbajë qeveria.

“Kështu si ka ardhur propozimi për ndryshimet kushtetuese, ne nuk mund të ndërhyjmë në atë që kemi thënë vazhdimisht se duhet të ndryshohet edhe ’20 përqindëshi’ si një çësthje që e tangon gjithë spektrin politik shqiptar. Do ishte shumë më mirë që në propozim të ishte edhe ajo çështje. Për fat të keq propozuesi, që në këtë rast është qeveria, nuk e ka vlerësuar se duhet të jetë dhe përgjegjësinë politike e mbajnë ata. Kështu siç është propozimi në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, respektivisht për futjen e bullgarëve dhe disa pakicave tjera në Kushtetutë, vota e deputetit tonë do të jetë ‘pro'”, tha mes tjerash ArjanitHoxha në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share