HAPET EKSPOZITA “FËMIJËT E LUFTËS”
Manifestimi u organizua nga Ambasada e Ukrainës në bashkëpunim me Komunën Qendër dhe shoqatës së ukrainasve në Maqedoninë e Veriut “Lesja Ukrainika”.
Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Larisa Dir, edhe një herë ka bërë thirrje se ndihma ushtarake nga aleatët është mënyra e vetme që të ndalet lufta.
Në Rrugën e Ukrainës në Shkup, u hap edhe ekspozita me vizatime me moton “Fëmijët e luftës”, me punime të ukrainasve të rinj që qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut.
Për momentin, në vendin tonë qëndrojnë 415 ukrainas.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, së bashku me 13 liderë diplomatikë botërorë, kemi prezantuar himnin kombëtar të Ukrainës përmes postimeve në Tuitter – ka shkruar nëpër rrjetet sociale, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, që sipas tij paraqet një akt simbolik i solidaritetit dhe mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën në një kohë kur vendi po lufton për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial./KlanMacedonia