Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, konsiderohet një ndër datat më të rëndësishme të historisë së deritashme të Kosovës.
Pas kësaj date, qytetarët kanë zgjedhur të pasqyrojnë frymën e këtij momenti historik edhe përmes emrave.
Ky fenomen tregon se qytetarët, në mënyrë simbolike, lidhin identitetin e tyre me këtë periudhë të rëndësishme për vendin, duke shfaqur krenari dhe respekt për pavarësinë e fituar të Kosovës.
Më 17 shkurt, Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme dhe në orën 15:45 minuta ai e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.