“Patriot me bateria”, Molliqaj: Konflikti me Listën Serbe, inskenim i dobët

Gjatë seancës së sotme deputetët e LVV kanë bllokuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në punimet e Kuvendit të Kosovës. 

Prania e tyre në seancë shkaktoi reagime të forta nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili i quajti të turpshëm veprimet e tyre.

Pas kësaj, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se konflikti me Listën Serbe, ishte inskenim i dobët.

“Konflikti me Listën Serbe sot ishte një inskenim i dobët. Ndërkohë që s’kanë përgjigje për teatrin në grevë, kanë zgjedhur t’bëjnë shfaqje e filma vet. Konjufca e bëri sot një simulim elektoral. Ka 18 muaj që deputetët e Listës Serbe nuk janë Kuvend. Ata thjesht janë nënshkruar çdo 6 muaj për t’i marrë pagat. Por Glauku na u paska aktivizu vetëm sot, 2 muaj para zgjedhjeve”, ka shkruar Molliqaj.

“Patriot me bateria”,  kjo është shprehja popullore për atë që me fjalë hiqet si trim me fletë, ka shtuar më tutje ai.

Deputetët e Listës Serbe morën pjesë për herë të parë pas një bojkoti të gjatë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share