Pasuria e sekuestruar dhe e konfiskuar e Radoiçiqit: 3.5 milionë euro, vetëm vila në Ujman 2 milionë euro

Vila e ndërtuar ilegalisht në pronë të shtetit është pasuria më e vlefshme e Radoiçiqit, sipas vlerësimit të Agjencisë. Ajo përbën më shumë se gjysmën e vlerës totale të pasurive të sekuestruara e të konfiskuara në lidhje me rastin e Banjskës. Pasuria e të kërkuarit nga organet e drejtësisë në Kosovë është vlerësuar 3 milionë e 430 mijë e 748.50 euro,

Gati dy milionë euro është vlerësuar vila e Milan Radoiçiqit, organizatorit të sulmit në Banjskë, e ndërtuar buzë liqenit të Ujmanit.

Vlerësimi është bërë nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, nën menaxhimin e së cilës përveç vilës janë edhe pasuritë e tjera të Radoiçiqit në Kosovë.

Vila e ndërtuar ilegalisht në pronë të shtetit është pasuria më e vlefshme e Radoiçiqit, sipas vlerësimit të Agjencisë.

Ajo përbën më shumë se gjysmën e vlerës totale të pasurive të sekuestruara e të konfiskuara në lidhje me rastin e Banjskës.

Pasuria e të kërkuarit nga organet e drejtësisë në Kosovë është vlerësuar 3 milionë e 430 mijë e 748.50 euro.

Prej tyre 3 milionë e 103 mijë e 178.5 euro pasuri të paluajtshme, ku përveç vilës bën pjesë edhe banesa penthouse në vlerë 644 mijë e 400 euro, restoranti në vlerë 400 mijë eurosh, zyra në vlerë prej 82 mijë e 65 eurosh si dhe një banesë në vlerë 69 mijë e 220 euro.

Krahas tyre në duar të shtetit janë edhe 31 automjete të konfiskuara e 8 të tjera të sekuestruara në vlerë prej 327 mijë e 570 eurosh.

Të gjitha pronat e Radoiçiqit monitorohen e sigurohen përmes kamerave të sigurisë e nga Policia e Kosovës. /Koha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share