Pason reagimi Bullgarisë pas deklaratave të Mickoskit/ Radev dhe Borisov: Shkupi të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare

Bullgaria i kërkon Maqedonisë së Veriut të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare. Presidenti Bullgar Rumen Radev dhe lideri i partisë GERB, Bojko Borisov kanë reaguar pas deklaratave të një ditë më parë të kryeministrit Hristjan Mickoski rreth ndryshimeve Kushtetuese. Mickoski tha se sa është në detyrë nuk do ti dorëzohet “diktatit bullgar” për ndryshime kushtetuese. Radev dhe Borisov njëzëri dënuan siç shkruajnë mediat Bullgare, hezitimin e kryeministrit të ri Hristijan Mickoski për të përmbushur detyrimet e vendit ndaj BE-së.

Presidenti bullgar Rumen Radev thotë se politika e Shkupit është e drejtuar kundër parimeve evropiane.

“Sot më në fund ranë maskat. Qeveria e re në fqinjin tonë jugperëndimor ka treguar qartë se frika më e madhe e klasës politike në këtë vend është të njohë vetë ekzistencën e fjalëve bullgar dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – tha Radev.

“Çfarëdo interpretim nuk është i mirë për kolegët nga Maqedonia e Veriut. Pa mbështetjen tonë dhe të Greqisë, RSM nuk ka asnjë shans për BE-në. Tani ata duhet të jenë përgjegjës. Ndërsa ata morën mbështetjen tonë, tani nuk mund të mbështeten më në të” – tha Borisov.

Kryeministri Hristjan Mickoski u kundërpërgjigj duke thënë se është gati të ulet dhe të bisedojë me të dy, por duke shtuar se kanë kaluar ditët e politikanëve që përkulen kurrizin e gjunjëzohen, e firmosin gjithçka që vihej në tavolinë.

“Mua me vjen keq që nga ana e fqinjit tonë lindor vijnë mesazhe të tilla. Mendoj se mesazhe të tilla janë pjesë e mesjetës, por në Evropën moderne në shekullin 21 ka pasur politikanë si Radev. Jam gati të ulem me të dy. Uroj që Borisov të formojë qeverinë, sepse ne vijmë nga Partia Popullore Evropiane. Por edhe fqinji lindor duhet ta dijë se kanë kaluar ditët e politikanëve që përkulen kurrizin e gjunjëzohen, e firmosin gjithçka që vihej në tavolinë, e njëkohësisht grabitnin popullin me flamur europian. Unë jam për ndërtimin e marrëdhënieve dhe urave me fqinjët dhe respektimin e njëri-tjetrit. Nuk mund të jemi fqinj të mirë nëse nuk kemi respekt” – tha Mickoski.

Marrëveshjet mes fqinjëve kanë qënë në fokus të politikës në vend dhe asaj ndërkombëtarë. Ishte pikërisht betimi i presidents Siljanovska pa përdorimin e emrit kushtetues të vendit që ngjalli reagimë të menjëhershme ne fqinjin grek, por edhe tek faktori ndërkombëtarë, të cilët kërkuan nga Qeveria e re që të respektojnë marrëveshjet e nënshkruar me Greqinë dhe Bullgarinë. /tvklan.mk.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share