Pasi iu sulmua shtëpia, reagon Netanyahu: Asgjë nuk do të më ndalë!

Israel’s ex-premier and leader of the Likud party Benjamin Netanyahu addresses supporters at campaign headquarters in Jerusalem early on November 2, 2022, after the end of voting for national elections. – Netanyahu inched towards reclaiming power after projected election results showed a majority government was within reach for the veteran right-winger, but the outlook could shift as ballots are counted. (Photo by Menahem KAHANA / AFP) (Photo by MENAHEM KAHANA/AFP via Getty Images)

Pasi iu sulmua shtëpia në Caesarea, Benjamin Netanyahu këmbënguli se “asgjë nuk do ta ndalojë” dhe se Izraeli “do të fitojë këtë luftë”.

Duke filmuar ndërsa ecte në një park me diell, i veshur me syze dielli dhe një bluzë të zezë me jakë, kryeministri izraelit tha në hebraisht, “e dini, dy ditë më parë e eliminuam vrasësin masiv [liderin e Hamasit] Yahya Sinwar, siç kam thënë, jemi në një luftë ekzistenciale dhe do të vazhdojmë deri në fund”.

“Dhe dua të them diçka tjetër, jam krenar me ushtarët tanë, jam krenar për komandantët tanë dhe jam krenar për ju, qytetarët e Izraelit”, shtoi ai.

 

Theksojmë se një dron i lëshuar nga Libani, që shpërtheu në qytetin bregdetar të Caesareas të shtunën herët në mëngjes, kishte si objektiv shtëpinë private të liderit izraelit.

Kryeministri dhe bashkëshortja e tij nuk ishin të pranishëm në rezidencë, shkruan skynews.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se droni ishte një nga tre të lëshuar nga Libani, ndërsa dy të tjerët u rrëzuan.

Ndryshe, ushtria tashmë po heton incidentin që duket se përfshiu disa dështime të sistemit të paralajmërimit të Izraelit. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share