Videoja e një vajze të re e cila ka dhëmbët totalisht të vënë është bërë virale. Ajo shpjegon në Tik-Tok se në kohën e gjimnazit vendosi të mbajë tela pasi dhëmbët e saj nuk ishin shumë të drejtë. Megjithatë ky vendim në moshën 20 vjeçare ishte më i keqi ndonjëherë!
Cheyenne Dunn, sot 31 vjeç rrëfen se kur hoqi telat pas një viti e gjysmë, në dhëmbë ju shfaqën ca njolla. Këto njolla më vonë u zmadhuan dhe dhëmbët e saj u dëmtuan të gjithë. E çuditshmja është se ajo është shumë e re për një fenomen të tillë dhe siç shprehet ajo, gjithmonë është kujdesur për to.
“Më duheshin disa rrënjë dhe disa kurora”, thotë Dunn. Sot ajo e fajëson dentistin pasi sipas saj në vend t’i sugjeronte që të mbante dhëmëbët e saj dhe të gjendej një zgjidhje, i rekomandoi vendosjen e protezave. Gabimi më i madh, thekson ajo është se nuk kërkoi mendim tek një tjetër dentist.
“Ishin para të shpejta për të, ju e dini, në vend të bënte gjithë atë punë, preferoi të zgjidhte rrugën më të thjeshtë duke i hequr plotësisht”, shton Dunn. Tashmë Dunn thotë se do flasë me një grup të specializuar dentistësh në mënyrë që të ketë një buzëqeshje më origjinale./tvklan.al