Pashkët: Zjarri i Shenjtë ndriçon Betlehemin

Mijrëa besimtarë  ndoqën ritet nën masa të  rrepta nga policia izraelite

Pashka ortodokse është festuar nën masa të rrepta policore në Jerusalem. Aksesi i besimtarëve në qytetin e vjetër është kufizuar ndjeshëm nga policia izraelite.

Mijëra besimtare të krishterë mbushën qytetin e vjetër të Jeruzalemit  për të festuar ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë, në prani të forcave të shumta policore izraelite. Një fakt i tillë ka shkaktuar edhe zemërimin e kishave.

Zjarri u shpërnda midis të krishterëve palestinezë dhe pelegrinëve nga e gjithë bota të mbledhur në kishën e errët dhe jashtë saj, duke u përhapur në rrugët e qytetit të vjetër, duke ndriçuar rrugicat e tij.

Festa e Pashkës, që simbolizon ringjalljen e Jezusit, zakonisht tërheq mijëra adhurues në Kishën e Varrit të Shenjtë, ku të krishterët besojnë se Jezusi u varros.

Por policia izraelite këtë vit ka kufizuar ndjeshëm aksesin në kremtime për ccështje sigurie.

“Është një problem që nuk mund të futesh në Jerusalem, fillimisht ka një problem me marrjen e lejeve, unë jam mes njerëzve që nuk mora leje për festën, kështu që nuk shkova. Është e trishtueshme”, tha banori i Betlehemit, Iman Handal.

Varri i Shenjtë ndodhet në zemër të lagjes së krishterë të qytetit të vjetër në Jerusalemin Lindor.

Izraeli aneksoi Jerusalemin Lindor, i cili përfshin Qytetin e Vjetër të rrethuar me mure dhe vendet e tij të shenjta, pas një lufte në Lindjen e Mesme të vitit 1967, në një lëvizje që nuk njihet ndërkombëtarisht. Ajo e sheh Jeruzalemin si kryeqytetin e saj të përjetshëm dhe të pandarë.

Palestinezët kërkojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm të pavarur në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Gazën.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share