Pashkë mes shkatërrimit në Ukrainën Lindore

Vullnetarët e udhëhequr nga prifti ortodoks, At Makariy, iu kanë dhuruar ëmbëlsirat e Pashkëve për besimtarët që kanë mbetur në Popasna një qytet në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit ukrainas Luhansk.

Para fillimit të fushatës ushtarake ruse ajo ishte një qendër minerare dhe një qendër e rëndësishme hekurudhore e Ukrainës Lindore. Më shumë se 20 mijë njerëz jetonin në Popasna sipas regjistrimit të vitit 2013. Tani qyteti është shkatërruar pothuajse tërësisht.

At Makariy tha se me luftimet e ashpra edhe priftërinjtë e kanë të vështirë të kryejnë ritet fetare për festimet e Pashkëve. Gëzimi dhe lotët shihej në sytë e të moshuarëve kur morën ëmbëlsirat tradicionale.

E përlotur Valentina Mikhailichenko, një banore vendase, tha se dy nga djemtë e saj u nisën për në Kiev dhe Kharkiv respektivisht dhe ajo ende nuk e di për fatin e tyre.

“Një tjetër është në Kiev, një djalë tjetër është në Kharkiv me gjithë familjen e tij. Fëmijët e tij janë me të. Nuk e di nëse do të shihemi apo jo. Më është copëtuar shpirti. Dëshira e vetme është të për t’i parë përsëri.”

Tatiana, tregon edhe sulmet intensive të cilat vijojnë në këtë zonë edhe pse tanimë është i shkatërruar. Për të një problem i madh mbetet energjia elektrike.

“Kjo është situata se si jetojmë. Dimrin e kaluar nuk kishte ngrohje dhe energji elektrike. Për mua në këtë moshë të thyer ishte shumë e vështirë të gjeja dru zjarri dhe qymyr, megjithatë ndihmë kisha edhe nga fqinjët.”

Luhansk është një nga katër rajonet e Ukrainës që Rusia pretendoi pjesë të sajën në vitin 2022, një veprim i dënuar si i paligjshëm nga shumica e vendeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share