Pasaporta për Onishçenkon: Dimovski do të referojë të premtën

DREJTORI I ASK-së GJENDET PËR VIZITË ZYRTARE NË BRUKSEL

Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, ka konfirmuar prezenën në Komisionin parlamentar për mbikqyrje të punës së ASK-së, që personalisht t`i shpalos qëndrimet e tij për skandalin me shtetësinë të politikanit ukrainës Oleksandr Onishçenko, ka deklaruar Kryetari i Komisionit, Lupço Prenxhov.

Edhe pse Komisioni parlamentar për mbikqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare është caktuar për të mërkurën, Drejtori I Agjencisë, Viktor Dimovski, do të jetë i pranishëm të premten, për shkak se gjendet për vizitë zyrtare në Bruksel – ka deklaruar Kryetari I Komisionit Parlamentar, Lupço Prenxhov. Sipas tij, seanca është e hapur për publikun, por nëse Dimovski kërkon që për shkak të besueshmërisë së materialeve, seanca mund të jetë e tipit të mbyllur.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për mbikqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare, Lupço Prenxhov, kishte thirrur për nesër seancën me të vetmen pikë të rendit të ditës – Rolin e ASK-së gjatë dhënies së mendimit pozitiv që Oleksandr Onishçenko të pajiset me shtetësi të RMV-së.

Agjencia për Siguri Kombëtare është njëri nga institucionet që kanë dhënë mendim pozitiv për t`i dhënë pasaportë të Maqedonisë së Veriut, politikanit ukrainas Oleksandr Onishçenko, i cili nga Janari 2021 gjendet në listën e personave të sanksionuar nga SHBA-të, për shkak të implikimit në rrjetin rus për ndikime ndaj zgjedhjeve presidenciale amerikane”.

Krahas Agjencisë për Siguri Kombëtare, mendim pozitiv kanë dhënë edhe Komiteti Olimpik Maqedonas dhe Agjencia për Rini dhe Sport. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share