Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka thënë se sot janë kthyer në Kosovë rreth orës 10:00 pasagjerët e fluturimit të djeshëm Hamburg-Prishtinë që për shkaqe teknike Ateruan në Beograd të Serbisë.
Klan Kosova nga burimet e saja ka mësuar se udhëtarët kanë ateruar në orën 09:57, dhe të njëjtit kanë zbarkuar nga dalja emergjente menjëherë pas aterimi.
Në një njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës thuhet se udhëtarë nga Beogradi u dërguan më pas në Koln të Gjermanisë, dhe erdhën sot në Prishtinë.
“Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) për të marrë marrë udhëtarët e mbetur në Aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ky aeroplan ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku ka aterruar në 00:45 pas mesnatës”.
”Autoriteti i Aviacionit Civil dhe institucione tjera shtetërore të Kosovës bashkë me aeroportin e Prishtinës, kanë qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Euroëings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim. Udhëtarët e kthyer në Köln, operatori ajror Euroëings i ka sjellur në Prishtinë paraditën e sotme në ora 10:00 (Flt. Nr. EW6006)”, thuhet në njoftim.