Këngëtari i njohur Shpat Kasapi së bashku me bashkëshorten e tij Selvija dhe djalin e tyre kanë vendsur që vendosen për të jetuar në Tiranë. Lajmin e kishte bërë të ditur vetë Selvija përmes një postimi në InstaStory muaj më parë, teksa ka publikuar një foto nga ballkoni i shtëpisë së tyre në kryeqytet.
“Një fillim i ri, Tirana”- kishte shkruar ajo krahas fotos. Disa ditë më parë Selvija ka treguar se ky vit s’ka qenë aspak i lehtë për të, ndërsa tha që ka harruar të buzëqeshë si pasojë e sfidave që ka kaluar, duke mos zbuluar më shumë se çfarë ka ndodhur në familjen e këngëtarit.
Ajo i kërkoi falje djalit të saj, të cilit nuk i ka qëndruar pranë aq sa duhet.
Ndërkohë që dje ajo kishte postuar në rrjetet sociale foto në të cilat shihej teksa kishte dërguar djalin e tyre në çerdhe.