Pas vdekjes së Prigozhin, Putin nxjerr urdhër për luftëtarët e Wagner: Betohuni për besnikëri

Putin urdhëron luftëtarët e Wagner të nënshkruajnë betimin për besnikëri ndaj shtetit rus.

Përmes një dekreti të posaçëm dhe me efekt të menjëhershëm, kreu i Kremlinit synon të marrë kontrollin total të grupit të mercenarëve pas vdekjes së Jevgeni Prigozhin.

Dekreti, i publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, është detyrues për këdo që kryen punë në emër të ushtrisë ose që mbështet atë që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.

Luftëtarët duhet të zotohen për “besnikëri ndaj Federatës Ruse, të ndjekin rreptësisht urdhrat e komandantëve dhe eprorëve të tyre dhe të përmbushin me ndërgjegjie detyrimet e tyre“, thuhet në dekret.

Analistët sugjerojnë se dekreti i Putinit është pjesë e përpjekjeve për të rikthyer autoritetin e tij pas rebelimit të Wagner në Qershor.

Kjo lëvizje e Putinit vjen pak ditë pas rrëzimit të avionit te Prigozhin dhe shtimit të akuzave nga Perëndimi se ai është urdhëruesi dhe ekzekutuesi i kreut të Wagner.

Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane arriti në përfundimin se një shpërthim i qëllimshëm shkaktoi rrëzimin e avionit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share