Pas tri viteve Jankulovska doli nga Burgu i Idrizovës!

LIRIM ME KUSHT NGA PJESA E MBETUR E DËNIMIT

Ish-Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska, nga sot është në liri pasi mori lirim me kusht nga pjesa e mbetur e dënimit me burg në rastin “Tanku” ku ishte e dënuar me katër vite burg, njofton KlanM.

Jankulovska në mëngjes ka braktisur Burgun e Idrizovës dhe është paraqitur në zyrën që është ngarkuar për ta ndjekur lirimin me kusht. Lirimi me kusht, siç përcjellë KlanM, do të zgjasë deri më 28 shtator 2024 kurse deri atëherë ish-Ministrja nuk duhet të bëjë vepër të re penale.

Jankulovska nisi ta vuajë dënimin më 28 shtator 2020. Vendimin për lirimin me kusht e solli Gjykata e Apelit pas ankesës së saj e pas refuzimit nga Gjykata Themelore Penale.

Gjykata e Apelit ka marrë parasysh edhe faktin se Jankulovska është nënë e një fëmiu 5-vjecar.

“Duke llogaritur nga 25.10.2022, e dënuara me punë ka qenë e angazhuar në bibliotekën e repartit për gra dhe angazhimin e saj e ka kryer me përkushtim, me kohë dhe në tërësi, ka shfrytëzuar benefite jashtë institucionit, që nënkupton se e dënuara është përmirësuar deri në atë shkallë sa që mund të pritet që edhe në liri do të sillej mirë dhe nuk do të kryejë vepra penale”, thonë nga Gjykata e Apelit.

Rasti “Tanku” është I vetmi ku ish-Ministrja mori dënim të plotfuqishëm. Ajo ishte në mesin e të akuzuarve edhe në lëndën “Titanik” që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore. Në këtë rast ajo pranoi fajin dhe nga Gjykata Penale ishte dënuar me 2.5 vite burg, megjithaë Apeli e anuloi vendimin dhe I caktoi dënim me kusht.

Ish-Ministrja Jankulovska është në bankën e të akuzuarve edhe në rastin “Target – Fortesa” që ka të bëjë me shkatërimin e pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve. Pjesa tjetër për përgjimin masiv, ku ishte e implikuar, u vjetërua pas ndryshimeve në Kodin Penal./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share