Pas thatësirës dhe vapës, borë në veri të Spanjës

Ne Katalonjë dhe Valencia ka rënë breshër dhe reshje të dendura shiu

Pas muajsh thatësire dhe temperatura të larta që e bëri këtë pranverë të ishte njësoj si stina e verës, në veri të Spanjës ka rënë dëborë.

 

Breshëri dhe shiu i dendur goditi rajonet si Katalonja dhe Valencia, ku prej muajsh ka patur temperatura të larta.

Që nga fillimi i vitit, Spanja ka përjetuar dimrin më të  ngrohtë në histori.

Sipas shërbimit meteorologjik gjatë katër muajve të parë të vitit 2023 sasia e shiut që ka rënë ka qenë më pak se gjysma e asaj që regjistrohet zakonisht.

Deri më tani këtë vit, Spanja ka regjistruar 11 ditë më të nxehta se normalja.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share