Pas pesë vitesh negociata për të mbrojtur detin e hapur, shtetet anëtare të OKB-së ranë dakord të Shtunën për vënien në zbatim të traktatit të parë ndërkombëtar.
Përmbajtja e këtij traktati nuk është bërë ende publike, por aktivistët mbështetën vendimin duke e quajtur një hap të madh për mbrojtjen e dioversitetit dhe gjithë sipërfaqes ujore që mbulon thuajse gjysmën e planetit.
“Lajm i mirë”, shkroi Catherine Colonna, Ministrja e Punëve të Jashtme të Francës. “Marrëveshja historike në Kombet e Bashkuara për të mbrojtur detin e hapur, domethënë 60% të hapësirës detare të botës! Urime të gjithë negociatorëve dhe ekipeve tona që finalizuan marrëveshjen.”
Ky traktat shihet si thelbësor për ruajtjen e 30% të tokës dhe oqeanit të botës deri në vitin 2030, siç është rënë dakord nga qeveritë botërore në një marrëveshje historike të nënshkruar në Montreal në Dhjetor të vitit të kaluar. Ky tekst u përfundua pas dy javësh intensive dialogu, duke përfshië dhe një seancë maratonë të Premten.