Pas shkarkimit, reagon drejtori i Kardiologjisë/ Shokarevski: Shkarkimi im është në kundërshtim me dispozitat ligjore

Drejtori i Klinikës Universitare për Kardiokirurgji, i shkarkuar vetëm dy ditë më parë hodhi poshtë akuzat për pacientë fantom. Ai tha se ministri i Shëndetësisë nuk ka kompetenca për të marr një vendim të tillë, pasi mandati i Qeverisë Teknike ka përfunduar, duke kërkuar nga institucionet kompetente që te hetojnë rastin në fjalë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, më 27 maj shkarkoi drejtorin e Klinikës në  fjalë, sepse, siç tha komisioni iformuar ka gjetur parregullsi serioze.

Drejtori i Klinikës Universitare për Kardiokirurgji, i shkarkuar vetëm dy ditë më parë hodhi poshtë akuzat për pacientë fantom. Ai tha se nuk e ka parë ende raportin e komisionit të cilit i referohet ministrI i Shëndetësisë, duke shtuar se atë e kanë bërë persona që nuk kanë lidhje me kardiokirurgjinë dhe pacientët në kardiokirurgji.

“Nuk është e vërtetë se është rritur numri i vdekje që kur kam ardhur unë në këtë pozitë, përkundrazi ka një trend të uljes së vdekshmërisë.Nuk ka pacient fantom. Të gjithë pacientët kanë fletlëshim dhe histori në letër. Fakti që nuk janë në  “Termini im” është për shkak të problemeve të softëare-it mes platformës tonë dhe  asaj të” Termini im”, tha Marijan Shokarevski, drejtor i shkarkuar i Kardiokirurgjisë.

Marijan Shokarevski akuzoi se shkarkimi i tij nga posti si drejtor i Klinikës është bërë në kundërshtim me ligjin. Ai tha se ministri i Shëndetësisë nuk ka kompetenca për të marr një vendim të tillë, pasi mandati i Qeverisë Teknike ka përfunduar, duke kërkuar nga institucionet kompetente që te hetojnë rastin në fjalë.

“Shkarkimi im është i paligjshëm, sepse me mandatin e  Qeverisë teknike nuk mund as të emërohen dhe as të shkarkohen drejtues. 02:28 Nga këtu na lin pyetja, a bëhet fjalë për sulm të orkestruar ndaj Kardiokirurgjis dhe me këtë edhe sulm ndaj sistëmit shëndetësorë?. Cili është qëllimi që ministri në largim të bëjë këtë lëvizje tektonike?”, tha Marijan Shokarevski.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, më 27 maj shkarkoi drejtorin e klinikës në  fjalë, sepse, siç tha, bazuar në raportin e komisionit të formuar  rezulton se është rritur numri i vdekjeve në Klinikë, ndërsa për 170 pacient rezulton se në “ Termini im”,  nuk ka  fletlëshime dhe as dokument për pacientët që kanë ndrruar jetë dhe se në Klinikë kishte marrëdhënie të prishura ndërpersonale./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share