“Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por ajo është gjithmonë e arritshme”. Kështu ka deklaruar për Makfax ish drejtori i policisë Financiare, Arafat Muaremi pas rrëzimit të akuzave ndaj tij nga ana e Prokurorisë. Ai përsëriti pretendimin se ka punuar në mënyrë të ligjshme dhe se bastisja në zyrën e tij ka qenë e pabazë, përcjell KlanM
“Ligjshmëria e punës sime u vërtetua në fund. Epilog tjetër nuk prisja e as nuk mund të kishte, përveç rrëzimit të atyre kallëzimeve penale. Kontrolli i kryer në Drejtorinë e Policisë Financiare dhe e gjithë çështja ndaj meje është nisur pa asnjë bazë dhe me vetëm një qëllim për të më diskredituar dhe shkatërruar reputacionin tim, nga i cili në atë moment përfitonin vetëm struktura të caktuara kriminale për të cilat po procedohej në të njëjtën kohë në Drejtori”, ka thënë Muaremi./KlanMacedonia