Pas rrëmbimit të 3 policëve, Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e prodhimeve serbe

Pas raportimit për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës në veri të vendit nga policia e Serbisë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe.

Siç mëson Klan Kosova jozyrtarisht, edhe nga Dogana e Kosovës, vendimi është marrë pak kohë më parë.

Sjellim në vëmendje se lajmi u bë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila tha se mesditën e së mërkurës, tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës./klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share