Pas protestave, Kina heq rregullat e rrepta anti-Covid

Kina është tërhequr nga zbatimi i politikave të ashpra anti-Covid, duke përfshirë dhe detyrimin ndaj njerëzve që të qëndronin në karantinë. Ky vendim ka ardhur pas protestave të mëdha kundër politikave të rrepta.

Tanimë,të infektuarit me Covid në Kinë mund të izolohen në shtëpi dhe jo në objektet shtetërore nëse kanë simptoma të lehta ose aspak. Ata gjithashtu nuk kanë më nevojë të tregojnë teste për shumicën e vendeve, megjithëse nevojitet një test PCR për shkollat ​​dhe spitalet.

Qytetarët janë shprehur të lehtësuar por edhe të shqetësuar për ndryshimet e papritura.

“Më në fund! Nuk do të shqetësohem më nëse do të infektohem apo do të më largojnë si kontakt i ngushtë”, shkroi një person në mediat sociale kineze.

Një tjetër u shpreh: “A mund të më shpjegojë dikush se çfarë po ndodh? Pse ndryshimi është i papritur dhe kaq i madh?”

Tërheqja nga politikat e ashpra anti-Covid tregojnë se Kina më në fund po largohet nga politika e saj zero-Covid dhe po kërkon të “jetojë me virusin” si pjesa tjetër e botës. Kjo vjen pasi Kina po përballet me valën më të madhe të infeksioneve, mbi 30,000 çdo ditë.

Deri më tani, Kina i kishte detyruar njerëzit me Covid dhe këdo që ishte në kontakt të ngushtë të shkonin në kampe karantine./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share