Në orën 20:45 do të nisë ndeshja mes Izraelit dhe Shqipërisë në Tel Aviv, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Sfida Izrael-Shqipëri do të transmetohet direkt në televizionin kombëtar Klan.
Ndërkohë, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edy Reja, ka publikuar formacionin e kuqezinjve.
Strakosha rikthehet titullar në portë, në mbrojtje do të jenë Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Hysaj. Në mesfushë Abrashi, Gjasula dhe Laçi. Ndërsa Asllani do të mbështesë dy sulmuesit Cikalleshi dhe Broja.
/tvklan.al