Pas ngjarjeve të fundit Pacolli i ofron mbështetje Kurtit: I ftoj edhe kolegët e tjerë ta bëjnë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se i ka shprehur përkrahjen e plotë kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri.

Pacolli ka thënë se i ka ofruar Kurtit ndihmën e tij të plotë për çfarëdo gjë që mund të jetë e nevojshme.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, vetëm të bashkuar mund të luftohet te keqja që vjen nga Serbia. Ai iu ka bërë thirrje edhe kolegëve të tij ta përkrahin Kurtin meqë “Kosova është mbi të gjitha”.

“Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njëjtë! Kosova është mbi të gjitha!”, ka shkruar Pacolli.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share