Taylor Swift, teknikisht, s’e ka pranuar ndarjen nga Joe Alwyn, megjithatë, përmes ca veprimeve, e kuptojmë se ndoshta s’ka nevojë për konfirmim.
Në videon e fshirë, Tay tregon më shumë mbi këngën dhe jep ca detaje për lidhjen e saj me aktorin dhe se si ata të dy kanë injoruar thashethemet dhe gjithçka që portalet kanë thënë rreth tyre, duke mbrojtur lidhjen e tyre dhe gjërat që kanë më shumë rëndësi për ta.
Ndërkohë që burimet thanë se Tay dhe Joe u ndanë miqësisht, fansat e saj kanë vënë re se shumë miq të saj e kanë hequr nga Instagram-i Joe. Lista e miqve që kanë vendosur t’i bëjnë unfollow aktorit vijon:
Austin Swift
Abigail Lauren
Claire Winter
Alana Haim
Danielle Haim
Este Haim
Gigi Hadid
Martha Hunt
Ashley Avignone
Gracie Abrams
Aaron Dessner
Jack Antonoff
Një burim për People bëri me dije se dyshja u nda për shkak të ndryshimeve në personalitetin e tyre, të cilat ishin të pakapërcyeshme. Gjithashtu, u tha edhe se Joe nuk u përshtat dot me nivelin e famës së Taylor.