Aktori i njohur amerikan, Tom Crusie u pa bashkë me Shakira-n ditën e diele ku të dy yjet morën pjesë në ndarjen e çmimeve Formula 1 të Miami 2023.
Ikona e filmit uroi Mbretin Charles për kurorëzimin ndërsa Shakira tregonte se po kalon një kohë të mrekullueshme, transmeton Indeksonline.
Bukuroshja dukej tejet emocionuese teksa diskutonte për dashurinë dhe marrëdhëniet një vit pas ndarjes nga futbollisti spanjoll, Pique.
Duke folur Shakira tha: ‘Nuk ka rëndësi nëse dikush është besnik apo jo; ajo që ka vërtet rëndësi është nëse vazhdoni të jeni besnikë ndaj vetes.’
Këngëtarja përfundoi fjalimin duke thënë se muzika e ndihmoi të kalonte periudha të vështira në jetë.
Ajo tha: “Kur u ndjeva e trishtuar, ishte muzika që më vuri në rrugën e kthimit tek vetja”./Indeksonline/