Pas Messi-t vijnë sauditët

MLS hapet për investime nga fondet sovrane të Arabisë

Burimet e pakufishme të fondeve të pasurisë sovrane të Lindjes së Mesme janë gati të zbarkojnë në futbollin e Shteteve të Bashkuara.

Këtë e ka deklaruar vetë kreu i kampionatit MLS, Don Garber, pasi prezantimit të Lionel Messi, tek Inter Miami. Siç raporton Bloomberg, Garber ka hapur në mënyrë efektive ligën më të rëndësishme të futbollit amerikan ndaj fondeve të pasurisë sovrane të Lindjes së Mesme.

Një hapje që nuk është konkretizuar ende me takime për këtë mundësi. Mësohet se MLS ka ndihmuar Ligën Pro Saudite në ndërtimin sa më të mirë të strukturës së saj të brendshme. Kjo do të thotë se urat e bashkëpunimit tashmë janë funksionale.

Arabët së shpejti do të futen edhe në atë që në Shtetet e Bashkuara e quajnë futboll. Ndërsa në NBA sheikët e Katarit kanë investuar në disa skuadra.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share