MPB: PO MERREN MASA PËR ZBARDHJEN E RASTIT
“Lufta e zjarrëfikësve për shuarjen e zjarrit këtu në banesën në Çair të cilën dje e kaploj zjarri si duket po përfundon, banorët të cilët kanë qenë Brenda saj ndërtese për momentin janë strehuar nëpër familjarët e tyre, ndërkaq fqinjët e tyre për Televizonin Klan Maqedoni prononcuan se janë duke punuar që të pastrohet I gjithë vendi”.
Në ndihmë për të shuar zjarrin ka pasur edhe shoqata vullnetare të zjarrëfikësve. Artan Demiri kryetar I shoqatës së zjarrëfikësve “Bajram Miftari”, në deklarat për Klan Maqedoni thotë që deri në orët e hershme të mengjesit kanë qenë aty për të shuar zjarrin I cili ka qenë tej i vështirë. Sipas tij, nuk dihet se cila mund të kishë qenë arsyeje që ky objekt banesorë është kapluar nga zjari, ai shtoi se në ditët në vijim organet kompetente do të bëjnë të ditur.
“Ne jemi këtu afër 24 orë, prej dje më tepër se 24 orë. Ne si shoqatë vullnetare e zjarrëfikësve “Bajram Miftari”, emi vepruar me ekipin tonë deri në orët e hershme të mëngjesit. Tash jemi tu i rregullu duke i mledhur gjërat tona mjetet që kemi fikur zjarin me to duke rregulluar dhe pastruar dhe ditët në vijim do të ketë hetime për të cilën organet kompetente do të vazhdojnë më tutje. Ky është objekt banimi objektet ndimëse poshtë ka pas ndonjë djegëje aty nuk mund të thuhet sesi ka ardhur zjarri” – tha Artan Demiri.
Hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke vazhduar. Ndërkaq gjendja e personave të shtruar në spital si pasoj e zjarrit është stabile. Gjithsej 43 persona janë shtruar në spital nga ku 12 prej tyre fëmijë. /tvklan.mk/