Pas marrjes së pushtetit, Mickoski do të hetojë se si iku Gruevski (VIDEO)

“Nuk do të ketë aspak tolerancë për asnjë kriminel”

Gjashtë ditë më parë, kreu i VMRO DPMNE-së u vendos në rolin e organeve hetuese dhe foli për incidentin në Haraçinë.

“Saktë e dimë se kush janë ata njerëz, çfarë vetura ngasin, si duken, me çfarë merren, ku sillen dhe çka bëjnë. Ditën e parë kur VMRO DPMNE ti merre institucionet dhe ta merr MPB-në, ju premtoj se këta njerëz para jush do ti nxjerrim para drejtësisë”, deklaroi Hristijan Mickoski.

E edhe sot nuk ishte më i butë. Shkoi edhe më larg. Dërgoi mesazh të ashpër deri tek pushteti aktual dhe në një farë mënyre edhe i kërcënoi.

“Unë mbrëmë pash disa vetura luksoze, secila prej tyre kapte vlerën mbi 100mijë euro. Saktë e di se kush janë pronarët e këtyre veturave. Saktë e di se në cilat lagje parkohen ato vetura. Saktë e di se në cilat shtëpi parkohen… Kur të mbahen zgjedhjet, kur ne do ti marrim institucionet do ti largojmë për veshi nga aty”, tha Mickoski.

E ne e pyetëm se a do të jetë kështu edhe me personat që e ndihmuan Gruevskin që të ikë nda drejtësia.

Gazetari: Kur jemi tek Haraçina. Para disa ditëve thatë se në ditën e parë pasi ta merrni pushtetin i njihni kriminelët dhe menjëherë do ti arrestoni. A mos ndoshta e dini se kush e ndihmoi Gruevskin që të ikë dhe a do të merreni edhe me këtë çështje që nga dita e parë?

Mickoski: Me të gjithë indiciet e mundshme për krim! A është ai Hristijan Mickoski, a është ai ndonjëri prej Haraçine, a është prej Studeniçanit, Gërçecit apo Strumicës, nga dita e parë nuk do të ketë tolerancë. Më mbani për fjalë.

Gazetari: Do ta hetoni edhe punën e Gruevskit?

Mickoski: Absolutisht. Ja më mbani për fjale. Mbajeni mend ditën kur ua kam thënë këtë, ja po ju shikoj në sy dhe po ju them, unë jam njeri që e mban fjalën.

Gazetari: Por edhe kamera mban mend.

Mickoski: Po edhe kamera është këtu, por për mua fjala është më e rëndësishme.

Nga pushteti u paralajmëruan se do të hyjnë në procedurë edhe dy ligje tjera, si ai për veting dhe për prejardhjen e pasurisë, por sipas të parit të opozitës edhe ligjet aktuale mundësojnë që të hetohet se si disa individë janë pasuruar. /KlanMacedonia

Përgatiti: Furkan Saliu

https://youtu.be/6KQalSdl6eg

Lexo gjithashtu
Total
0
Share