Pas largimit nga Fronti Europian, Thaçi njofton se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë! Propozon platformë për ridefinimin e shtetit si zgjidhje për të dalë nga situata!

Pasi për herë të parë mbremë në emisionin Klan Debat pranoi se më nuk është pjesë pjesë e Frontit Evropian kreu i PDSH-së Menduh Thaçi numëroi asryet e largimit nga Fronti Evropian. Për Menduh Thaçin rezultati jo i pritshëm i zgjedhje paralamentare për të cilin ka kërkuar llogari e e nuk është bërë,  ka qenë një ndër arsyet e që e ka detyruar të merr një vendim të tillë.

“Problemi i parë që ka dalur në frontë ka qenë kërkesa ime që të numërohen mesazhet e popullit. Dhe kjo nuk është bërë. Gjithashtu ka tre muaj që liderët e Frontit nuk janë takuar për të zhvilluar takim. Bojkoti i zgjedhje presidenciale ka qenë gabim fatal mbrenda Frontit. Analiza e listës për deputet. Përveç BDI-së dhe PDSH-së në Front nuk ka sjell askush tjetër vota.”

Thaçi njoftoi se nuk do të jetë pjesë e krupit parlamentar të Frontit Evropian por do të veproj si detutet i PDSH. Ai hodhi posht të gjitha dilemat për të qenë pjesë e qeverisë, u shpreh katekorig se nuk do të jetë pjesë e pushtetit dhe se nuk ka kontakte me VMRO-DPMNE-në

“Joo nuk kam kontakte me askënd prej qeverisë. Ka gati tre muaj që nuk kam kontakte me VMRO-DPMNE.”

Duke folur për qeverinë aktuale për Menduh Thaçin koalicioni VLEN është i pa dobishëm në këtë koalicion qeverisës.

“Unë e di se si qeveris VMRO-ja, sepse kam qenë me ta. Ata duan luftë dhe betejë të fortë çdo ditë. Kur të vijë momenti ndërkombëtarët do t’ju thonë VLEN-it, ju cka bëni këtu? Sepse ata janë të padobishëm dhe do të behën të dëmshëm edhe pak kohë. Çdo selam i VMRO-së për BDI është shtypje për VLEN-in.”

 E vetmja zgjidhje për të dal nga kjo situatë në të cilën ndodhet vendi për Menduh Thaçin është platforma e vitit 2009 e PDSH e cila parasheh ndryshim i rregullimit shtetror për redifinin e shtetit.

“E vetmja zgjidhje është platforma e PDSH aty ka çdo gjë të detajuar e përpiluar me ekspert vendorë dhe ndërkombëtarë. Do të shohëm se si do ta pranoj populli.”

Për Menduh Thaçin Qeveria aktuale mori grusht të fortë kur BE ndau Maqedoninë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit të vendit në BE, një gjë e tillë sipas tij nuk duhet të lejohet me tej, pasi do çoj vendin prapa. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share