Pas kronikës së Klan Maqedoni se një pjesë e Çarshisë së Shkupit, ka ngelur pa drita në këto ditë kur është e mbushur me mërgimtarë dhe është e frekuentuar me më shumë turistë.
Në redaksinë e Klan M ka arritur një mesazh falenderimi se ky problem është zgjidhur.
“Klan Macedonija ju faliminderit per angazhmanin qe banet per ndriqimin e Çarshis ku me emisjonin tuaj ja aritem ta rikthejm dritat e qarshis qe 2 muaj kerkojm pershpejtuat, ne emrin tim personal dhe ne emer te ESNAF it ju faliminderit per perkeahjen dhe mu dai qe na jepni” – shkruan Bujar Dullovi. /tvklan.mk/