Pas karrierës së tij futbollistike, David Beckham filloi bujqësinë dhe rritjen e pulave në pronën e tij.
Ai ka postuar një seri fotosh në Instagramin e tij, ku tregon se si i pëlqen jeta bujqësore.
Postimi i tij ka mbi 900 mijë pëlqime dhe disa nga fanset femra kanë shkruar në komente se i shkon shumë jeta fermerit.
Beckham ka ndarë më herët lajme nga kopshti i tij dhe në një nga videot i është bashkuar një “pulë e lezetshme”.
Kjo video arriti gati 800 mijë pëlqime dhe një sërë reagimesh pozitive.
David dhe Victoria Beckham kanë mbajtur pula dhe bletë në pronën e tyre prej 6 milionë funtesh në Cotswolds për disa vite dhe shpesh theksojnë se u pëlqen të bëjnë mjaltë për të gjithë familjen. Me kalimin e kohës, ferma e tyre e vogël është kthyer në një vend ideal për një pushim nga përditshmëria, të cilën ata të dy e shijojnë. /Telegrafi/