Pas kapjes nga policia flet Drin Ahmeti : Fishekzjarrët i bleva për nipat e mbesat

Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, ka folur për herë të parë pasi u kap nga policia me një sasi të madhe të mjeteve piroteknike.Drin Ahmeti mendon se nuk ka bërë asnjë vepër penale dhe se do të përballet ligjërisht me këtë.

“Për momentin nuk do të komentoj detaje pasi hetimet dhe procedimet janë në vazhdim dhe ekipi im ligjor po punon për të. E vetmja gjë që mund të them është se mjetet piroteknike janë blerë legalisht dhe të gjitha dhuratat e tjera në makinë ishin për mbesat dhe nipërit e mi”, tha Drin Ahmeti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share