Pas kafesë së mëngjesit, kafeina hyn në gjak brenda dhjetë minutave…

Brenda dhjetë minutave të para, kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe përhapet në të gjithë trupin tuaj, duke bërë që presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës të rriten. Në një periudhë deri në 20 minuta, lidhet me receptorët e adenozinës, duke neutralizuar lodhjen.

Truri është një sistem kompleks dhe i ndërlikuar. Sa më shumë kafe të pini, aq më shumë receptorë adenozine formohen, që do të thotë se mund t’ju duhet të pini më shumë kafe për të qëndruar zgjuar tani sesa kur keni filluar ta pini për herë të parë në rininë tuaj.

Në të njëjtën kohë, parandalon absorbimin e serishëm të dopaminës në sistemin tuaj, duke e lejuar atë të qëndrojë në tru për më gjatë, duke ju bërë të ndiheni pozitivë dhe më të lumtur për më gjatë, raporton BigThink.

Situata me meningjitin në Kosovë, mjekët thonë se s’ka vend për shqetësim
Ja çfarë ndodh në trup në gjashtë orët e para pas pirjes së kafesë:

Kafeina hyn të gjakun tuaj dhe përhapet në gjithë trupin duke shkaktuar rritjen e shtypjes së gjakut dhe numrin e rrahjeve të zemrës.

Kafeina lidhet me receptorët e adenozinës, duke neutralizuar lodhjen. Nivelet e dopaminës rriten dhe qëndrojnë, duke krijuar një ndjenjë vigjilence dhe përqendrimi.Gjëndrat mbiveshkore kalojnë në shpejtësi të lartë dhe fillojnë të prodhojnë më shumë hormone. Gjatë kësaj kohe, për shkak të zgjerimit të bebëzave, shikimi mund të bëhet më i mprehtë.

Trupi fillon të prodhojë më shumë serotoninë, e cila përmirëson funksionimin e neuroneve brenda palcës kurrizore – kjo çon në përmirësimin e koordinimit dhe fuqisë së muskujve.Metabolizmi është i përshpejtuar, kjo është arsyeja pse ju digjni energjinë më shpejt. Gjatë kësaj periudhe, trupi juaj fillon të shpërbëjë yndyrën e depozituar.

Kafeja ka kaluar nëpër sistemin tuaj dhe ndoshta do të ndieni nevojën për të urinuar. Deri në atë kohë, afërsisht gjysma e sasisë së kafeinës që keni gëlltitur do të jetë larguar nga trupi juaj.

Lexo gjithashtu
4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa…
Më tepër
Total
0
Share