PRINDI SHQETËSOHET NËSE DO TË KETË ÇDO MUAJ
Pas storjes së Klan Maqedoni për Albanin 11-vjecar dhe golgotën e prindërve të tij për t`ia siguruar ilacin e nevojshëm, sot në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, ai mori këtë ilac për të cilin priti gjashtë muaj. Përkundër gëzimit, tek familja e tij mbetet shqetësimi nëse do të ketë për cdo muaj, raporton KlanMacedonia.
Albani sot ishte i lumtur, e mori ilaçin e nevojshëm.
E babai i tij nuk mundi t’u përmbahej emocioneve.
“Sot erdhem sepse na thirrën mbrëmë që të vijmë të marrim ilaçin që thënë se ka ardhur, ju falënderoj ju si TV Klan Maqedoni, ju si gazetar që më përkrahni në rrugëtimin tim, shpresoj që të gjenden zgjidhje edhe për fëmijët e tjerë dhe të mos perserit kjo që kam perjetuar unë si prind dhe Albani si femijë.” – tha Erdogan Selmani, babai i Albanit.
Pas gjashtë muajsh pritje, bredhje nëpër labirinthe, pa shpresë për një ilaç që do t’ia lehtësonte jetën djalit të tij, I ati I Albanit, tashmë ka vetëm një shqetësim – nëse do të ketë ilaçe për Albanin edhe në muajt në vijim.
Erdogan, djali sot i e mori ilaçin apo?
Po e mori, tani është duke e pranuar dhe shpresojmë që të përfundojë me sukses.
Cila është brenga juaj tani?
Brenga ime është se Albania a do ta merr ilaçin çdo muaj.
A të thanë se do ta merr çdo muaj?
Po, drejtoresha më tha që do të ketë në çdo muaj, shpresojmë që të mos mungoje më ilaçi në repart.
Ndryshe, mungesa gjashtëmujore e terapisë me ilace për Albanin kishte ndikuar që ai të kishte probleme me shëndetin. Albani sot mori ilacin “immunoglobulin” duke shpresuar se do të vazhdojë edhe muajt tjerë. Për Klan Maqedoni, para disa ditëve nga Klinika Universitare për Sëmundje të fëmijëve u zotuan se do të mbërrijë ilaci dhe mbajtën premtimin. /KlanMacedonia/