Real Madrid e ka fituar Kupën e Botës për Klube për herë të pestë në histori.
Mretërit në finale kanë mposhtur skuadrën arabe Al-Hilal me rezultat 5-3.
Golat për Real Madridin i shënuan dy Vinicius Jr. (13’ dhe 69’), dy Valverde (18’ dhe 58’_ dhe një tjetër Karim Benzema (54’).
Golat për Al-Hilal i shënuan Marega (26’) dhe dy të tjera Vietto (79’).
Pas këtij suksesi, Real Madrid është lider i padiskutueshëm me pesë tituj, duke lënë prapa Barcelonën me tre derisa Corinthians dhe Bayern Munchen me nga dy.
Ky njëherit është edhe trofeu i 100 i Real Madridit. /IndeksOnline/