Pas eliminimit të KF Shkëndija, që në raundin e parë të UEFA Conferenc League, REAGON Rexhep Bexheti, nënkryetar i parë shqiptar i FFM-së

I nderuari sponsor i përgjithshëm i KF Shkëndija, Kompania Ecolog,të nderuar  simpatizues të simbolit të futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm .

“Që nga themelimi i saj klubi i futbollit Shkëndija, ka kaluar në periudha të vështira, duke u ballafaquar me sfida të shumta, si nga organet  e FFM-së, me padrejtësi institucionale, pengesa të shumta siç ishin dënime drakonike, largime nga sistemi i garave dhe shumë e shumë pengesa tjera të cilat i ka kaluar me vështirësi  të mëdha por kur  nuk është dorëzuar .

Me hyrjen e kompanisë Ecolog për këtë skuadër nisi një epokë e re pasi ishte shpresa reale që simboli i futbollit shqiptar të ngrihet aty ku e ka vendin dhe të harrohen ato përjetimet e vështira ndër vite. Dhe nuk u zhgënjyen pasi Shkëndija vite me radhë përfaqëson me dinjitet vendin dhe kombin në garat ndërkombëtare.

Falënderojmë Kompaninë Ecolog, për sukseset e ekipit kuqezi jo vetëm në futbollin vendor, mbarëkombëtar por edhe në garat që organizohen nga UEFA, si Liga e Kampionëve, Evropa Liga dhe Conferenc Liga.

Të nderuar REAGIMIN tim e  shkruaj duke u zhgënjyer nga eliminimi që nga raundi  i parë nga UEFA Conferenc League nga  skuadra  e Uellsit, Haverfordwest një skuadër amatore  dhe  pa asnjë përvojë  evropiane.

Më lejoni të bëjë vetëm një pyetje “Vallë mos ka faj sponsori Kompania Ecolog?

Jo, jo  Kompanisë Ecolog, faleminderit sa malet e Sharrit, sepse me ndarjen  e buxheteve  vjetore  me milionëshe euro dhe përcaktimit të udhëheqësve të klubit  duke menduar në sinqeritetin e tyre, si dhe  duke  publikuar lajmin bombastik prë   fillimin e rinovimit të stadiumit të qytetit të Tetovës  me  të gjitha  standardet që kërkohen për zhvillimin e ndeshjeve  Evropiane. Çka tjetër duhet të bëjë një  sponsor?

 KF Shkëndija   me  buxhetet e  deritanishme  vjetore  ekipi shumë herët  duheshe  të shijonte garat në fazat e  grupeve.

 Vallë a kemi sinqeritet tek udhëheqësit por edhe tek stafet teknike deri më tani në këtë ekip më të adhuruar ndër  shqiptarë. .

JO. KF Shkëndijën këta njerëz  e kanë shkatërruar, e  shohin vetëm në syrin e përfitimeve  të Eurove dhe duke bërë manipulime, përfitime, shantazhe , shit-blerja  e futbollistëve me cilësi jo adekuate, pra në mënyrë jo profesionale por me çmime të larta dhe të dyshimta.

 Unë mendoj që tani është momenti për të reaguar personat kompetent pasi tani është moment për të ndaluar avazet e vjetra dhe të mos vazhdohet më tej.

 I nderuari sponsor i përgjithshëm I KF Shkëndija, Kompania Ecolog, ju drejtohem me emrin tim personal Rexhep Bexheti, nënkryetar i pare shqiptarë i FFM-së, kryetar i pare shqiptar i Lidhjes Futbollistike Komunale të Tetovës dhe ish kryetar i KF Shkëndija. Gjithashtu  ju drejtohem edhe në emër të që simpatizuesve që  janë po me të njëjtin mendim për reagimin në fjalë. Të bëni ndryshime  rrënjësore në resurset  drejtuese  dhe  teknike  dhe at  sa më pare para se të fillon sezoni I ri 2023/2024 dhe të emërohen kuadër të ri dhe autoritativ në rrethin më të gjerë.  Buxhetin që ju e ndani për Shkëndijën, vetëm me ndryshime rrënjësore do të sjellë frytin e dëshiruar,  duke e parë Shkëndijën në fazën e grupeve  të kompeticioneve Evropiane”, reagoi Rexhep Bexheti, nënkryetar i parë shqiptar në FFM.

/KlanMacedonia  

Lexo gjithashtu
Total
0
Share