Pas dy vitesh martesë, Ariana Grande kërkon divorcin dhe fshin postimet me ish-in

Ariana Grande dhe Dalton Gomez kanë paraqitur kërkesën për divorc.

Pas dy vitesh martesë, këngëtarja po ndahet prej tij për shkak të “ndryshimeve të pakorrigjueshme” mes tyre. Gomez ka paraqitur kërkesën e tij në të njëjtën kohë me Grande.

Thuhet se ndarja mes tyre ka ndodhur më 20  Shkurt.

Dyshja i ka zgjidhur gjërat përpara se t’i drejtoheshin gjykatës dhe kanë raporte miqësore. Mes tyre nuk ka mëri  dhe kanë treguar kujdes e respekt ndaj njëri-tjetrit përgjatë procesit.

Sipas  mediave të huaja, marrëdhënia e tyre pati lëkundje pas pandemisë Covid-19 kur Gomez pa se sa e ngarkuar ishte axhenda e këngëtares. Ndryshimet në stilin e tyre të jetesës ftohën marrëdhënien, gjë që u përforcua më shumë pas largimit të Grande për në Londër për të xhiruar “Wicked”.

Çifti ka patur një kontratë paramartesore, por Ariana do të nënshkruajë edhe një çek për ish-bashkëshortin e saj. Ajo ka fshirë postimet me të, përfshirë fotografitë e dasmës, muajit të mjaltit dhe dedikimet e përvjetorëve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share