Pas Dua Lipës, edhe Shakira i thotë ‘jo’ kupës së Botës në Katar

Mediat spanjolle raportojnë se artistja ka ndryshuar mendje në minutën e fundit

Kupa e Botës në Katar është afër dhe shumë fansa pyesin se kush do të jenë artistët që do të preformojnë në ceremoninë e hapjes.

Pas Dua Lipës dhe Rod Stewart, të cilët kanë mohuar pjesëmarrjen e tyre tani përflitet se po ndodh e njëjta gjë edhe me Shakirën.

Sa i përket artistets kolumbianja ajo ka pasur çështjet e saj personale për t’u marrë. Sipas ‘El programa de Ana Rosa’, Shakira nuk do të performojë në ceremoni pasi ndryshoi mendje pak ditë para fillimit të Kupës së Botës.

“Më është konfirmuar që Shakira nuk do të performojë në ceremoninë e hapjes, por nuk do të thonë nëse do të ketë një rol tjetër gjatë Kampionatit Botëror”, tha Adriana Dorronsoro në program.

Megjithatë për të konfirmuar ose mohuar këtë lajm do të duhet të pritet një njoftim zyrtar nga vetë këngëtarja.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share