Pas dhunës fizike, pushteti e opozita “grushtohen” me fjalë (VIDEO)

Lëvizjet e policëve civilë u shtuan në Parlamentin e Kosovës të enjten.

Ata po kujdesen që të largojnë nga holli i Kuvendit zyrtarët e partive të cilët shkuan pranë sallës plenare për të parë se çfarë po ndodh me bashkëpartiakët e tyre, që brenda u përleshën fizikisht, raporton Klan Kosova.

Pas kësaj, siguria u shtua anëekënd godinës, teksa deputetët e ministrat dolën për pauzë dyorëshe. Kur pushuan pak, ngjarjen e pazakontë, PDK-ja si e përfshirë në të, tha se e nxiti kryekëput pushteti.

E kryeprotagonisti opozitar pohon se synim pati veç veprime simbolike por se ra pre e provokimeve nga qeveritarët, për të cilët paralajmëroi edhe padi.

AAK u doli në krah kolegëve opozitarë, anise dhunën në tempullin e demokracisë s’e arsyetojnë. Të kaluarën e Vetëvendosjes si opozitë, e vuri në theks edhe kryetari i LDK-së.

Përleshja s’duhej të ndodhte as për një deputet të VV-së, pasi kështu humb Kosova.

Në krejt këtë hallakamë, Duda Balje deputete nga pakicat, nuk di kush pati faj, por asaj iu dhimbs Albulena Haxhiu.

Pas më shumë se dy orëve, nisi kthimi në sallë për vazhdimin e seancës. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share