Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Adelina Ismaili, e njohur ndryshe edhe si diva e muzikës shqipe, ka reaguar në mbrojtje të aktorit të njohur Enver Petrovci me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Këngëtarja e famshme bëri një deklaratë të fortë në InstaStory në përgjigje të komenteve negative dhe linçimit publik që Petrovci ka përjetuar pas një interviste dhënë në emisionin e Ismailit, “Show i Së Premtes”.

Në shkrimin e saj, interpretuesja e hitit “Shko” thekson rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe rolin e artistëve në vlerësimin e figurave historike dhe politike. “I frikshëm linçimi publik që po i bëhet prof. Enver Petrovcit”, shkruan ajo, duke nënvizuar faktin se individë si Enver Hoxha dhe Charles de Gaulle janë produkt i kohës së tyre. “Edhe Enver Hoxhën e ka krijuar koha. Edhe Charles de Gaulle-in e ka kriju koha”, vijon ajo, duke kritikuar histerinë kolektive që po shfaqet kundër Petrovcit.

Reagimi i Ismailit ngre një pyetje të fuqishme për të drejtën e artistëve për të vlerësuar figura politike dhe për lirinë e shprehjes në një shoqëri demokratike. “Nëse një artist nuk guxon të vlerësojë se një politikan është më artistik sesa tjetri, sa guxojmë të flasim ne tjerët?”, përfundon ajo në postimin e saj.

Ky reagim ka shërbyer si mburojë për Petrovcin dhe si thirrje për reflektim në lidhje me sjelljet e shoqërisë ndaj mendimeve dhe qëndrimeve artistike.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share