VMRO DOMNE nuk ndalet me kritikat dhe presione ndaj gjyqësorit. Një ditë pas dorëheqjes së kryetares së këshillit gjyqësor Vesna Dameva , ata kanë vazhduar me kritikat ndaj kryeprokurorit Lupco Kocevski.
“Ljupço Kocevski nuk ka ngritur asnjë akuzë për 6 muaj. Ljupço Kocevski është plotësisht përgjegjës për mosveprimin dhe dështimin e prokurorëve nën të. Ljupço Kocevski është përgjegjës për vënien nën mbrojtje të kriminelëve politikë nga LSDM dhe BDI. Kocevski, në vend që të punojë në sundimin e të drejtës dhe të sanksionojë krimin, ai thellon mosbesimin e qytetarëve në gjyqësor” – thonë nga VMRO.
Ndërkohë kreytari i LSDM-së opozitare Venko Filipce në një intevistë për emisionin 360 gradë ka reaguar ndaj kërcenimve dhe presionet ndaj gjyqtarëve nga ana e kryeministrit Mickovski dhe partisë që ai drejton.
“Absolutisht, çdo gjë që është e dyshimtë duhet hetuar dhe kushdo që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi, mergjithatë, paralajmërimet dhe një ndërhyrje në drejtësi në këtë mënyrë që tani po bën qeveria me tendencë për ndikimi në punën e autoriteteve të pavarura të prokurorisë dhe gjyqësorit, për mendimin tim, kjo çon në partizim të gjyqësoritl” – tha Filipçe.
Kanë reaguar sot edhe nga partia e MAJTA, theksojnë se VMRO DPMN- ZNAM dhe VLEN, po përpiqet të partizojë drejtësinë, sidomos përmes emërimit të Adrian Demirit në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Sipas partisë, Demiri është një mbështetës i njohur i zëvendëskryeministrit Izet Maxhiti dhe ky emërim i shkel ligjin që ndalon anëtarët e këtij Këshilli të kenë lidhje me parti politike.
“Edhe pse Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë parasheh ndalim të prerë për anëtarësim në parti politike për anëtarët e Këshillit, koalicioni DPMNE, ZNAM dhe VLEN, me paturpësi vendimtare, megjithatë vendosën që të vendosin Adrian Demirin. si anëtar i Këshillit të JO-së, i cili është partiak i spikatur i zëvendëskryeministrit Izet Maxhiti dhe zëdhënës i shpeshtë i koalicionit Vredi, reagojnë nga partia e Majtë.
Dje edhe BDI reagoi ndaj presioneve të qeverisë pushtetit të tretë atij gjyqësor. Reagimi I tyre pasoi pas dorëheqjes së kryetares së Këshillit gjyqësor Vesna Dameva. /tvklan.mk/