Pas alarmimit të Klan Maqedonisë, Qeveria premton se do ta rikonstruoj sallën Partizani në Çair

Pas lajmit të Klan Maqedoni për gjendjen e mjerueshme të sallës së sportit

“Partizani” në Çair dhe alarmimit se qeveria ka vendosur të rekonstruoj dhe rindërtoj salla vetëm në komunat e banuara kryesishtë më maqedonas duke anashkaluar komunat shqiptare sot ministri I sportit ka reteruar dhe bashkë me kryetarin e Cairit kanë vizituar sallëv dhe kanë premtuar se e njëjta do të rikonstruohet,

Në rrejtin socjal FB zv ministrja e sportit Safije Sadike kishte pubklikuar fotot e vizitës së sallës në Cair dhe kishte njoftuar për lajmin.

Safije Sadiku Shaini-Zv Ministre e Sporitit

Sot së bashku me ministrin e sportit, Borko Ristovski dhe kryetarin e Komunës së Cairit, Visar Ganiu inspektuam sallën “Partizani” në Çair. Kjo sallë e cila dikur ka qenë qendër e rinisë dhe sportit, tash është në gjendje të mjerueshme. Me kryetarin e Komunës së Çairit u dakorduam që bashkërisht ta bëjm rikonstrukcionin e kësaj salle dhe përfundimisht t`ia kthejmë sportdashësve. Ministria e Sportit është partnere në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës sportive në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”

Ndryshe, javë më parë Klan Maqedoni alarmoi për ndarjen joproporcionale të buxhetit për komunat në nivel republikan, e ndërkaq këto ishin komunat te cilat Ministria e Sporit i kishte paraparë në planprogramin financues. Sipas planit të qeverisë objektet sportive që do të rikonstruohen ishin salla e Akademis ushtarake në komunën e Aerodromit, salla Rasadnik në Kisella Vodë, në Radovish, në Novo Selle, objektin e klubit Teteks ,salla e Universitetit Kirili dhe Metodij, si dhe një sallë në komunën e Gjevgjelisë. /tvklan.mk

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share